Rama: Kosova duhet ta harrojë Serbinë, le të merret Evropa me të

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Kosova duhet që ta harrojë Serbinë dhe të realizojë të gjitha ato pika që kanë të bëjnë me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

Komentet Rama i bëri në Londër, në panelin e Chatham House, me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”.

Rama tha se duke vepruar sipas propozimeve të BE-së, Kosova do ja lërë ‘topin në fushë’ Serbisë dhe do të jetë Europa më pas që do të merret me Beogradin.

Teksa tha se respektonte vendimet e institucioneve të Kosovës, Rama shtoi se Kosova nuk ka asnjë çështje territoriale të pazgjidhur me asnjë shtet tjetër (duke nënkuptuar Serbinë).

“Nuk shoh çështje territoriale mes Kosovës e askujt tjetër. Territori i Kosovës është i përcaktuar, Kosova është Republikë, një shtet i ri demokratik, i njohur nga fuqitë e mëdha dhe ende jo i njohur nga 5 vende të BE-së. Në këtë drejtim nuk shoh problem. Nga ana tjetër, është detyra e Kosovës që të shtyjë përpara dhe të bindë pjesën tjetër për pozicionin e konsoliduar përsa i takon vlerave në botën demokratike dhe BE. Kosova që të jetë e suksesshme duhet të harrojë Serbinë dhe të realizojë të gjitha ato pika që kanë të bëjnë me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, pavarësisht Serbisë. Pra ata të përmbushin çdo pikë dhe t’ja lënë topin në fushë Serbisë dhe të ecin përpara drejt Europës dhe të lënë Europën të merret me Serbinë dhe jo ta lënë çështjen e Serbisë të shndërrohet në një çështje fajësimi mes të dy vendeve. Megjithatë ky është mendimi im modest. Unë respektoj plotësisht atë çfarë vendosin udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës për popullin dhe vendin e tyre”, tha mes të tjerash Rama.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…