Përfaqësuesi i SHBA në OKB: Të përmbyllet misioni i UNMIK-ut, takimet për të janë të padobishme

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Mike Waltz, ka bërë thirrje që të përmbyllet misioni i UNMIK-ut.

Waltz ka thënë se armiku, duke iu referuar Serbisë, nuk ka më dorë në qeverisjen e Kosovës dhe, së këndejmi, prezenca e UNMIK’ut është e panevojshme, shkruan KFVA.

“Qëllimi përfundimtar i misionit paqeruajtës duhet të jetë për misionin, nuk ka krizë sigurie më në Kosovë dhe armiku nuk ka dorë në qeverisje në Kosovë, ka ardhur koha që të tërhiqet misioni. Ne e çmojmë përpjekjet e UNMIK-ut për dialog, por është koha të fillon puna e rëndësishme e transferimit të këtyre funksione nga UNMIK-u në agjensi më të përshtatshme dhe të përmbyllet ky mision. Misioni është duke bërë rishikimin e stafit dhe shpresoj që ky proces të merret në mënyrë serioze”, ka deklaruar Waltz.

“Siç kemi thënë shumë herë, SHBA zotohen për identifikimin e shpenzimeve të panevojshme. Si Këshill, ne duhet të mbështesim përfundimin e misioneve kur s’ka nevojë më. SHBA u bënë thirrje shteteve anëtare që të mbyllet ky mision, ky tranzicion është i tepërt. Takimet për UNMIK-un janë të padobishme”, vijoi Waltz.

Ai u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet tensionuese. 

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…