Muhaxheri i LDK-së: S’ka bisedime me VV-në për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, mohon zërat se ka negociata të fshehura me LVV-në për koalicion për formimin e Qeverisë së re.

Sipas tij, nuk ka asnjë lloj bisedimet me LVV-në për këtë çështje.

Në një përgjigje për rtv21 Muhaxheri thotë se LDK-ja e kishte dhënë opsionin e saj për Qeveri tranzitore unifikuese, por kjo ide nuk ishte përkrahur nga Kurti.

‘’Jo, jo, nuk ka, e as nuk ka me pas negociata me LVV-në. Nuk ka preferenca për koalicion. Ne e kemi dhënë opsionin tonë për Qeveri tranzicioni, Kurti nuk ka dashur, tash është vonë”, tha ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…