LDK dhe Nisma bashkojnë forcat në Fushë Kosovë për balotazhin e 9 nëntorit

Në Fushë Kosovë është arritur një marrëveshje bashkëpunimi mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati i LDK-së për kryetar të komunës, Besnik Osmani.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Osmani ka konfirmuar zyrtarisht koalicionin me Nismën, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për të mirën e qytetarëve.

“Vazhdojmë me NISMËN drejt fitores! Së bashku për qytetarët dhe të ardhmen e komunës sonë”, ka shkruar ai.

Në zgjedhjet e 12 tetorit, Valon Prebreza nga VV-ja ka marrë 9,611 vota për kryetar, Besnik Osmani i LDK-së ka marrë 7,799 vota, Rrahim Tërnava i PDK-së ka marrë 3,441 vota, ndërsa Vildane Latifi e AAK-së ka marrë 251 vota.

Rrjedhimisht, Fushë Kosova ka shkuar në balotazh, më 9 nëntor do të përballen kandidati i LDK-së, Besnik Osmani, dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Prebreza.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…