Kurti tregon se çfarë i kishte ofruar NISMA’s për koalicion qeveritar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti aktualisht gjendet në Britani të Madhe, ku po merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

Para këtij Samiti, kryetari i LVV-së zhvilloi një takim me mërgatën ku ka zbuluar ofertën që ia ka bërë Nismës për bashkëqeverisje.

Ai tha se kësaj partie ka qenë i gatshëm të ia japë katër pozita të larta, edhe pse i ka vetëm tre deputetë.

“Kam qenë i gatshëm që Nismës të ia jap me tre deputetë, një ministër, nënkryetarin e Kuvendit, po të ishte bërë Albulena Haxhiu kryetare e Parlamentit, Fatmir Limaj do të ishte nënkryetar, sepse duhet kryetari dhe nënkryetari me qenë të gjinive të ndryshme. Paramendojeni këtë situatë ku Haxhiu bëhet kryetare e Kuvendit, Limaj bëhet nënkryetar se i ka pasur pesëfish vota më pak se Haxhiu, e kish marrë një Ministri dhe dy zëvendësministra”, tha Kurti.

“Kjo është racionale, maksimumi ku mund të shkojmë”, u shpreh tutje Kryeministri në detyrë para diasporës shqiptare në Londër.

Kurse, deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku ditë më parë tha se partia është e gatshme për bisedime me Vetëvendosjen, por ka një kusht.

Ajo nënvizoi nevojën që të “sqarohet pozita e kryetarit të Kuvendit”, pasi sipas saj, legjislativi nuk duhet të funksionojë me një figurë e cila ka krijuar përçarje.

  • Shkrime të ngjashme

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…

    Rama thotë se mbyllja përfundimtare e RTSH-së është opsion: Mund të ketë edhe privatizim ose partneritet

    Kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot se Televizioni Publik Shqiptar ka dështuar. Ai u shpreh pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste se “bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm”. “Kemi tentuar që të krijojmë kushtet që televizioni…