“Ka shumë xhelozi dhe inate”, Kurti për krijimin e Qeverisë: S’është kollaj – ose e bëjmë ne, ose do të shkojmë në zgjedhje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti teksa ndodhet në Londër për Procesin e Berlinit, ka takuar edhe mërgatën atje, ku ka folur edhe për krijimin e qeverisë. Kurti tha se do të përpiqen maksimalisht deri të dielën, pasi të hënën e 26 tetorit është dhe afati i fundit nga Kushtetuesja.

Kurti tha para të pranishmëve se kjo situatë nuk është e kollajshme, pasi siç tha ai ka shumë xhelozi e inate.

Sipas tij, Qeverinë ose do ta bëjë VV-ja ose do të shkohet në zgjedhje, ndërsa për opozitën shtoi se duket se s’kanë synim për ta bërë.

“Do të përpiqemi maksimalisht deri në ditën e diel më së largu, se të hënën s’muj m’u përgatit se të hënën ose e kemi bërë qeverinë ose s’e kemi bo. Prandaj në këto ditët e mbetura jemi t’u komuniku, jemi t’u bisedu, nuk është kollaj se s’di si me jau spjegu, ndoshta e keni ndje edhe ju vet, është intoksiku atmosfera shumë, ka shumë xhelozi, inate e cinizëm shumë më shumë se ide punë e pasion. Por, jemi ku jemi tash këtu dhe do të përpiqemi që ta bëjmë qeverinë, përndryshe por siç po duket alternativa është do të shkojmë zgjedhje prapë, ose do ta bjëmë ne qeverinë ose do të shkojmë në zgjedhje”.

“Nuk po duket që opozita ka vullnet dhe synim për qeveri të tyre alternative”, tha Kurti në Londër para mërgatës atje.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…