Hekuran Murati: Qeveria financoi 80 milionë Euro zgjerimin e Termokosit, Komuna e Prishtinës e stagnoi projektin

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati përmes një postimi në Facebook ka thënë se me financimin prej 80 milionë eurove që Qeveria ia ka siguruar Komunës së Prishtinës ka qenë e paraparë të përfshihen në Termokos edhe lagjet Tophane, Kalabri, Lakrishte, Muhaxherë dhe Prishtina e Vjetër, por që sipas tij ka qenë mungesë e vullnetit të Komunës që projekti ka stagnuar.

“Me financimin prej 80 milionë eurove që Qeveria ia ka siguruar Komunës së Prishtinës dhe Termokosit, ka qenë e paraparë që të rritet kapaciteti si dhe të zgjerohet rrjeti edhe për 38 mijë banorë në lagjet Tophan, Lakrisht, Muhaxher. Prishtina e Vjetër”

“Po bëhen dy vite prejse Qeveria i ka vënë në dispozicion Komunës së Prishtinës dhe Termokosit financimin prej 80 milionë euro, mirëpo si pasojë e mungesës së vullnetit e angazhimit serioz nga ana e Komunës dhe Termokosit, projekti ka stagnuar”, tha Murati.

Sipas Muratit, kjo dëshmon që s’bëhet fjalë për bllokadë nga qeveria, por që mos-punën e tij, Rama po mundohet ta arsyetojë.

“Kjo edhe njëherë e dëshmon që nuk bëhet fjalë për bllokada nga qeveria siç propagandohet, përkundrazi. Mirëpo mos-punën e vet Përparim Rama duhet ta arsyetojë disi. Por, votuesi e ka kuptuar këtë tashmë. Prishtina nuk ka hesap me i humbë edhe 4 vite tjera me stagnim e arsyetime”, ka shkruar Ministri në detyrë në Facebook.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…