Gjendet pa shenja jete personi që u raportua i zhdukur në Prishtinë

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka bërë të ditur sot se ka marrë pjesë në operacionin e kërkimit për një person të zhdukur në lagjen Velania të Prishtinës.

Personi në fjalë është identifikuar si Jashar Jashari. Sipas informacioneve të Klan Kosovës, ai është gjetur pa shenja jete në të njëjtën zonë ku po kërkohej.

Trupi i pajetë u gjet nga ekipet e Shoqatës për Kërkim-Shpëtim, të cilat gjatë gjithë ditës kanë bashkëpunuar me Policinë e Kosovës dhe institucionet përkatëse.

Rrethanat e vdekjes së tij mbeten të dyshimta.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…