Federata Sllovene e vendos një kusht të çuditshëm për tifozët në stadium për ndeshjen me Kosovën

Federata Sllovene e Futbollit pas vendimit të çuditshëm për të ndalur shitjen e biletave nga “frika” se po bliheshin jo nga tifozët slloven, tashmë ka një tjetër detyrim për këdo të që do të jetë në stadium në ndeshjen përballë Kosovës më 15 nëntor.

Federata Sllovene e Futbollit ka njoftuar të gjithë tifozët e saj se nuk do të lejohen të hyjnë në stadium pa pasur ndonjë simbol të Sllovenisë ose kombëtares sllovene.

Pasi njoftuan se i gjithë stadium është shitur, pra 16.038 bileta sa është kapaciteti, Federata Sllovene e Futbollit theksoi se përveç sektorit të tifozëve miq, që përcakton 5% të kapacitetit, e gjithë pjesa tjetër e stadiumit duhet të paraqitet me një simbol të kombëtares dhe shtetit të tyre si mënyrë identifikimi, duke qenë se janë sinjalizuar që shtetas kosovarë kanë blerë bileta përtej numrit të caktuar për sektorin mik.

“Më pak se një muaj para ndeshjes së fundit të Kombëtares së Sllovenisë në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, janë shitur të gjitha biletat për përballjen mes Sllovenisë dhe Kosovës”.

Stadiumi “Stozice” do të jetë sërish i mbushur më 15 nëntor, ndërsa Federata e Futbollit të Sllovenisë u bën thirrje të gjithë mbajtësve të biletave të sillen në mënyrë sportive në tribuna.

Hyrja në stadium (me përjashtim të sektorit të tifozëve mysafirë) do të jetë e mundur vetëm me simbolet e Sllovenisë dhe të kombëtares sllovene”, njofton Federata.

Kujtojmë, për Kosovën përballja ndaj Sllovenisë do të jetë “jetike”, pasi me një pikë të fituar do ta siguronte edhe matematikisht play-offin, por nëse Dardanët fitojnë dhe njëkohësisht Suedia ndalë Zvicrën atëherë do të hyjnë me pretendime më të larta për të arritur vendin e parë që sjell kualifikimin direkt për në fazën e grupeve të Botërorit.

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…