Duda Balje: Nuk kam pasur asnjë kontakt me Kurtin për krijimin e qeverisë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka pasur asnjë komunikim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, lidhur me formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Balje ka thënë se deri tash nuk ka pasur asnjë thirrje e as takim me Kurtin për këtë çështje.

“Asnjë thirrje, asnjë takim, asnjë bisedë deri tash jo… Ka ndodh disa sene të çuditshme ditëve të fundit, se Emilija Rexhepi ka dal dhe ka thënë se zoti Kurti nuk është kundër (krijimit të një komune me shumicë boshnjake). Për mua kjo ka qenë befasi…”, ka thënë Balje.

Kurti u nominua më 11 tetor nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për të formuar Qeverinë e re dhe sipas ligjeve të vendit ka 15 ditë afat për të krijuar shumicën parlamentare, që skadon më 26 tetor.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…