Shqiptarët kryesojnë në 16 komuna në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Në zgjedhjet lokale që u zhvilluan të dielën në Maqedoninë e Veriut ,sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, shqiptarët kryesojnë në 16 komuna.

Që në raundin e parë koalicioni VLEN  ka fituar në 5 komuna, edhe atë në Çair-Izet Mexhiti,në Haraçinë -Daut Beqiri, në Saraj-Muhamet Elmazi, në Tearcë-Daut Memishi dhe në Zhelinë-Blerim Sejdiu.

Ndërsa , AKI fitoi në katër komuna: Valbon Limani (Gostivar), Erkan Arifi (Likovë), Alija Jaoski (Plasnicë) dhe Suat Shaqirov (Çashkë),

“Koalicioni i kryesuar nga partia politike BMRO-DPMNE kryeson në 53 konuna, koalicioni i kryesuar nga LSDM në 8 komuna, koalicioni  VLEN në 9 konuna, koalicioni AKI në 5 komuna, partia e turqve në 1 komunë, Unioni i Romëve në 1 komunë ,në Strugë kryeson kandidati i pavarur Memdy Qyra dhe në Studeniçan Azem Sadiku”, ka thënë Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ të Maqedonisë së Veriut

Koalicioni VLEN ka falënderuar secilin qytetar që ka votuar për fitoren e tyre në bllokun shqiptar.

“Të nderuar aktivist të VLEN-it nga Likova deri në Strugë. Më lejoni secilin ta përshëndes një nga një. Ju keni qenë ushtria e pathyeshme e fitores së madhe të 19 tetorit që ne kemi bërë një fitore spektakulare”, ka thënë Adnan Azizi, nga koalicioni VLEN.

Ndërkaq ,nga Aleanca Kombëtare për Integrim presin mbështetje më të madhe për kandidatët e tyre në balotazhin e zgjedhjeve, që do zhvillohet më 2 nëntor.

“Nga balotazhi presim që qytetarët në mënyrë më masive të mbështesin kandidatët e Aleancës Kombëtare për Integrim. Në shumicën e komunave jemi në epërsi qoftë duke patur kundër kandidatët e VMRO-s qoftë kandidatët e pavarur”, ka thënë Arbër Ademi, nga koalicioni AKI.

Në 31 komuna, përfshirë edhe Qytetin e Shkupit, kryetarët e ri të komunave do të zgjidhen në rrethin e dytë zgjedhor.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…