Pse s’u përjashtua Xhafer Tahiri nga LDK-ja? Flet Gazmend Muhaxheri: Duhet me e çu ne Komision Disiplinor

Nënkryetari i LDK’së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se është befasuar shumë me vendimin e Xhafer Tahirit për të nënshkruar koalicion me Sylejman Mehollin e VV-së për balotazhin e 9 nëntorit në komunën e Vushtrrisë.

Sipas Muhaxherit, nuk është normale kjo nguti, shkruan KFVA.

I pyetur se pse nuk është përjashtuar deri tani Tahiri, Muhaxheri ka thënë se ky vendim merret në Komisionin Disiplinor.

“Sepse duhet me çu në Komision Disiplinor, e Komisioni Disiplinor masnej me i marr masat”, duke sqaruar se vendimin për ta çuar në Komision e merr Kryetari i LDK’së ose Kryesia.

Ai tha se është hera e parë që ndodh një koalicion pa autorizimin e qendrës.

“Qendra zakonisht nuk i përzihet shumë degëve mirëpo kërkon diskutim paraprak edhe aprovim prej Kryesisë dhe organeve tjera.  Edhe pse kanë ndodh në të kalumen koalicione të papërshtatshme, por pa aprovim të qendrës s’ka ndodhë kurrë….Po, shumë jam i befasum. Nuk është normale kjo nguti e Xhaferit me ba koalicion”, tha Muhaxheri në TV Dukagjini.

Muhaxheri tha se Kryesia duhet të mblidhet ditët në vijim e të marrë vendim.

“Me statut të partisë, duhet me u çu në Komision Disiplinor.  Për me dasht me shkarku dikënd, duhet me çu në Komision. Nuk e kemi në statut….Kryesia duhet me u mbledh në ditët në vijim. Sot jemi kanë veç kryetarët që jemi në balotazh me Kryetarin”, tha Muhaxheri.

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…