Përfundon numërimi i votave të Diasporës për Prishtinën, Çeku i merr mbi 55 përqind – Rama i dyti

Numërimi i votave të Diasporës për Kryetar të Prishtinës, ka përfunduar.

Sipas rezultateve të KQZ’së, Hajrulla Çeku i VV’së prin me 55.38 përqind apo 571 vota, shkruan KFVA.

Pas tij renditet Përparim Rama me 26.67 përqind dhe Uran Ismaili me 11.93 përqind.

Ndërkohë, tek rezultatet e përmbledhura, ku përfshihen edhe ato të Qendrave Komunale të Numërimit e edhe ato të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Rama vazhdon të jetë i pari me 35 mijë e 465 vota, pasuar nga Çeku me 34 mijë e 951 vota.

Uran Ismaili renditet i treti me 29 mijë e 91 vota.

Rama dhe Çeku do të përballen në balotazh me 9 nëntor.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…