Mickoski: I fituam 30 komuna, këto zgjedhje mesazh për Ali Ahmetin, që rrihte gjoks se ndërron kryeministra

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se partia e tij ka fituar mbi 30 komuna në zgjedhjet lokale.

Mickoski tha se këto zgjedhje janë mesazh edhe për Bashkimin Demokratik me në krye Ali Ahmetin.

“Këto zgjedhje janë mesazh edhe për BDI-në. Kur Ali Ahmeti rrihte gjoks se ndryshonte kryeministra, i thash ngadalë, qetësohu, prit, do të befasohesh nga rezultati. Kjo është ajo ditë, çka është më me rëndësi, në këto zgjedhje, politikat e etnocentrizmit, nacionalizmit dhe temave artificiale për shqiponja dhe lepuj dhe tema që janë të parëndësishme për qytetarët, janë mposhtur, ndërsa hapet çështja për reforma në opozitë. Unë nuk dua opozitë të dëgjueshme, por më të koncentruar dhe më me kapacitet se kjo , që flet për shqiponja dhe lepuj”, tha Mickoski.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…