Koalicioni me VV-në në Vushtrri, Tahiri krye në veti – LDK s’e ka autorizuar, paralajmëron masa

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit mes VV-së dhe LDK-së në komunën e Vushtrrisë, LDK ka dalë me komunikatë duke thënë se nuk ka autorizuar asnjë koalicion lokal.

Sipas LDK-së, veprimet e Xhafer Tahirit në komunën e Vushtrrisë janë individuale dhe të papranueshme dhe në kundërshtim me procedurat statutare të partisë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës njofton anëtarësinë e vet dhe publikun e gjërë se nuk ka autorizuar dhe nuk autorizon asnjë koalicion lokal pa ndjekur procedurat statutare të partisë.

Veprimet e kandidatit tonë në Vushtrri për të lidhur koalicion me një parti tjetër, janë veprime individuale, të papranueshme dhe në kundërshtim me procedurat statutare të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thonë LDK-ja.

Në komunikatë thuhet se veprimet si ky sot, janë pa ndonjë vlerë dhe masat do të merren pas përfundimit të garës lokale.

“LDK-ja pret që fillimisht të analizohet performanca e kandidatit dhe e Degës së Vushtrrisë, dhe pas këtyre hapave të marrë vendimet përkatëse.

Veprimet e tjera, sikurse ky i sotmi, janë pa ndonjë vlerë dhe në kundërshtim me praktikën demokratike të LDK-së. Si të tilla, ato do të marrin trajtim procedural sipas Statutit pas përfundimit të garës lokale. LDK-ja tani është e fokusuar në garën e saj elektorale të balotazhit dhe jo në garën e partive tjera”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…