• Mon. Oct 20th, 2025

Koalicioni i Xhafer Tahirit me VV, Abdixhiku: Protagonizmat kohë-humbëse do të trajtohen pas 9 nëntorit, qartë dhe drejtë

Bykfvanews

Oct 20, 2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pasur sot një takim pune me kandidatët e LDK-së që garojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Abdixhiku ka shkruar se janë plot 9 komuna ku LDK sot garon; me 2 të fituara tashmë.

Në postimin në Facebook, Abdixhiku thekson se “çështjet tjera periferike, ato të pas humbjeve e protagonizmave kohë-humbëse, do të trajtohen menjëherë pas 9 nëntorit; dhe atë qartë e drejtë”.

Postimi:

U mblodhëm sot, të gjithë bashkë, kandidatët e LDK-së që garojnë në raundin e dytë; raundin final, si parapërgatitje për 9 nëntorin.

Çdo energji, çdo fokus, çdo aktivitet i LDK-së në këto ditë do të drejtohet vetëm për LDK-në. Do të drejtohet drejt garave tona; aty ku prijmë, aty ku garojmë, aty ku qytetarët tanë e presin fitoren e LDK-së.

Dhe janë plot 9 komuna ku LDK sot garon; me 2 të fituara tashmë.

Këtu mbetet puna jonë. Kështu projektohet LDK-ja jonë. Për veten, për kandidatët tanë e fitoret tona. Çështjet tjera periferike, ato të pas humbjeve e protagonizmave kohë-humbëse, do të trajtohen menjëherë pas 9 nëntorit; dhe atë qartë e drejtë.

Tani le të fitojmë. Në Prishtinë, Pejë, Fushë Kosovë, Gjilan, Viti, Obiliq, Junik, Dragash, Suharekë

Ju faleminderit, po ashtu të 180 mijë votuesve, përfshirë dhe ata në mërgatë, që po e vulosin LDK-në si parti të parë në këto zgjedhje lokale.

POSTIMI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *