Koalicioni i Tahirit me VV’në, Abdixhiku del edhe me një paralajmërim: Do të ketë rend, me kohë gjithçka

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë një tjetër reagim për koalicionin që Xhafer Tahiri i LDK-së nënshkroi me Sylejman Mehollin e VV-së për balotazhin e 9 nëntorit në komunën e Vushtrrisë.

Abdixhiku ka thënë se kundërshtarë që “fërkojnë duart e aktivizohen” edhe për ngjarjet më periferike në LDK. Ai ka paralajmëruar se do të ketë “rend” për punët brenda LDK’së, por se me kohë do të bëhet gjithçka, shkruan Reporteri.net.

“Jemi të vetëdijshëm që kemi kundërshtarë. Që fërkojnë duart e aktivizohen me helm edhe për ngjarjet më periferike tonat. Për suksese natyrisht se nuk kanë asnjë fjalë. Por LDK nuk bjen në detin e madh të parëndësisë së tyre; prandaj kërkojmë mirëkuptim nga mbështetësit tanë se pse nuk reagojmë për çdo helm që kanë. Për punët brenda shtëpisë sonë, do të ketë rend. Me kohë gjithçka”, ka shkruar diçka.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, LDK përmes një komunikate tha se Tahiri s’është autorizuar për këtë koalicion.

“Lidhja Demokratike e Kosovës njofton anëtarësinë e vet dhe publikun e gjërë se nuk ka autorizuar dhe nuk autorizon asnjë koalicion lokal pa ndjekur procedurat statutare të partisë. Veprimet e kandidatit tonë në Vushtrri për të lidhur koalicion me një parti tjetër, janë veprime individuale, të papranueshme dhe në kundërshtim me procedurat statutare të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, u tha në reagimin e LDK’së.

Në komunikatë thuhet se veprimet si ky sot, janë pa ndonjë vlerë dhe masat do të merren pas përfundimit të garës lokale.

“Si të tilla, ato do të marrin trajtim procedural sipas Statutit pas përfundimit të garës lokale. LDK-ja tani është e fokusuar në garën e saj elektorale të balotazhit dhe jo në garën e partive tjera”.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…