Haziri: Veprimi i Xhafer Tahirit s’ka qenë i pritshëm, Kurti është përçarës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar marrëveshjes së kandidatit të LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri me VV-në.

Haziri e ka quajtur këtë veprim të papranueshëm dhe në kundërshtim me qëndrimet zyrtare të partisë.

“Nuk ka qenë e pritshme, është në kundërshtim me politikat e LDK-së. Është veprim i njëanshëm dhe vetë kryetari i partisë sot ka lëshuar deklaratë, ku secili prej neve i përmbahemi atij zotimi”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka vazhduar duke kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe mënyrën e tij të veprimit politik.

“Albin Kurti nuk është ndalë që nga 9 shkurti. Kjo metodë politike, edhe në rastin e Vushtrrisë sot, edhe në raste tjera, është metoda e përçarjes”, tha ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…