Dy asambliste të LDK’së në Vushtrri distancohen nga koalicioni i Xhafer Tahirit me VV’në

Asambleistet e zgjedhura të LDK’së në Vushtrri, Leonora Gërguri dhe Gentiana Rama janë distancuar nga koalicioni mes Xhafer Tahirit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, raporton KFVA.

Në një postim në Facebook, ato kanë thënë se çdo marrëveshje apo veprim i ndërmarrë jashtë kornizës institucionale të LDK-së, pa miratimin dhe koordinimin e plotë të partisë, është i papranueshëm.

Reagimi i plotë:

Ne, si asambleiste të zgjedhura të Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Vushtrri, shprehim publikisht distancimin tonë të plotë nga çdo marrëveshje e bërë pa miratimin dhe pa koordinimin e organeve qendrore të LDK-së.

Në takimin e mbajtur dje, kërkova qartësisht të di nëse marrëveshja në fjalë është realizuar në bashkërendim me qendrën e partisë dhe me statutin e LDK-së, ku nga kryetari Xhafer Tahiri u pohua se një gjë e tillë është bërë.

Fotoja e bërë dje me duar të bashkuara mes asambleistëve po keqpërdoret dhe është realizuar pas një pohimi të rremë se ekzistonte koordinim me qendrën e LDK-së.

Megjithatë, dua të theksoj me vendosmëri se çdo marrëveshje apo veprim i ndërmarrë jashtë kornizës institucionale të LDK-së, pa miratimin dhe koordinimin e plotë të partisë, është i papranueshëm dhe i dëmshëm për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për interesat tona politike.

Me respekt,

Leonora Gërguri dhe Gentiana Rama asambleiste në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.

POSTIMI

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…