Arbër Hoxha zgjidhet lojtari i muajit në Kroaci

Arbër Hoxha është shpallur lojtari më i mirë i Ligës së Parë të Kroacisë për muajin shtator, duke lënë prapa bindshëm të gjithë rivalët.

Siç njofton vetë faqja zyrtare e ligës, ylli I Shqipërisë mori 102.1 pikë, në krahasim me futbollistin e Osijekut, Omeroviç, që pati 78 pikë, ndërsa shumë më prapa ishin Tavarez i Varazhdinit, Kulenoviç që është shok me Hoxhën tek Dinamo dhe Mitroviç I Slaven Belupos.

Njëzeteshtatëvjeçari shqiptar shëoi dy gola e shërbeu një asist në tri ndeshje gjatë shtatorit, ndonëse luajti në vetëm dy prej tyre, ndërsa ndaj Goricës ishte në stol.

Nuk harrohet goli I shkëlqyer ndaj Hajdukut në Split, në fitoren e madhe 2-0, si dhe rrjeta po ashtu shumë e bukur, dhe asisti i veçantë në duelin pasardhës në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit kundër ish-ekipit të tij, Slaven Belupo.

Hoxha u dallua edhe në Ligën e Europës, duke shërbyer pasimin e njërit prej golave në fitoren e madhe të Dinamos ndaj Fenerbahçes në kryeqytetin e Kroacisë, shkruan KFVA.

Formën shumë të mirë e konfirmoi në kombëtare, ndonëse në Serbi luajti pak minuta në pjesën e dytë në fitoren 1-0 në eliminatoret e Kupës së Botës.

Golin e ruajti në miqësoren kundër Jordanit në “Arenën Air Albania” në Tiranë, në suksesin e Shqipërisë 4-2.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…