2A Group reagon ndaj Pacollit: Flamuri ynë nuk shitet, luftojmë për dinjitet dhe identitet kombëtar

Kompania 2A Group, në pronësi të Valon Ademit, ka reaguar pas postimin të fundit të Behgjet Pacollit, duke akuzuar se forca të errëta të cilat dikur kanë përfaqësuar palën ruse, kërkojnë të blejnë flamurin tonë kombëtar.

Në postimin e saj, 2A Group e paraqet konfliktin si një “luftë për dinjitet dhe identitet kombëtar”.

“Nuk jam në luftë me ata që flasin me metafora, as me ata që mbulojnë mashtrimin me buzëqeshje, e as me mashat. Lufta ime nuk ka emra, por ka kuptim. Lufta ime është me Compartment Berninën, jo si emër, por si simbol i asaj bote që kërkon të blejë flamurin tonë,” thuhet në reagim.

Deklarata përmend drejtpërdrejt Bart Turtelboom, “njeriun që dikur përfaqësonte palën ruse në negociatat me Paris Club”, duke e cilësuar këtë si një kujtesë të rrezikut që, sipas 2A Group, fshihet pas formulave të qeta financiare:

Më tej, kompania thekson se përplasja me Pacollin nuk ka të bëjë me përfitime materiale.

“Nuk jam në luftë me ata që flasin me metafora, as me ata që mbulojnë mashtrimin me buzëqeshje, e as me mashat. Lufta ime nuk ka emra, por ka kuptim. Lufta ime është me Compartment Berninën, jo si emër, por si simbol i asaj bote që kërkon të blejë flamurin tonë. Ajo përfaqësohet nga Bart Turtelboom, njeriu që dikur përfaqësonte palën ruse në negociatat me Paris Club. Nuk është rastësi, është kujtesë. Një kujtesë se pas çdo formule financiare që duket e qetë, mund të fshihet një synim për të zhdukur rrënjët.
Unë nuk jam në luftë për para, sepse sistematikisht deri në Gusht, Pacollit mi ofruan ato. Jam në luftë për të mos humbur kuptimin e fjalës “SHQIPËRI”. Sepse për mua, Vlora International Airport nuk është një investim, është një pjesë e shpirtit të një kombi që ngrihet për të fluturuar mbi hijet që duan ta mbajnë poshtë.”
 – thuhet në njoftimin e 2A Group.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…