Ushtria amerikane sulmon një nëndetëse me drogë, publikon pamjet

Ushtria amerikane ka kryer një sulm ndaj një anije të dyshuar për transport droge të enjten, duke vrarë dy persona dhe duke arrestuar dy të mbijetuar.

Një video e ndarë nga presidenti i SHBA-së Donald Trump në Truth Social duket se tregon sulmin ushtarak ndaj nëndetëses në Karaibe, e akuzuar si anije që transportonte drogë.

Në klip, një anije mund të shihet duke lundruar, pjesa e përparme e së cilës është zhytur disa centimetra nën sipërfaqen e ujit.

Pastaj, shihen disa shpërthime, me të paktën një mbi pjesën e pasme të anijes.

Sulmi, i kryer të enjten, vrau dy persona, sipas Trumpit.

Dy të mbijetuar u morën në paraburgim dhe më vonë u dërguan përsëri në vendet e tyre të origjinës, Ekuador dhe Kolumbi.

“Ishte nder i madh për mua të shkatërroja një NËNTENDËSE shumë të madhe që transportonte drogë, e cila po lundronte drejt Shteteve të Bashkuara në një rrugë tranziti të njohur për trafikim narkotikësh”, tha Trump.

“Inteligjenca amerikane konfirmoi se kjo anije ishte e ngarkuar kryesisht me Fentanyl dhe narkotikë të tjerë të paligjshëm.”

https://www.youtube.com/embed/xe6WbG2XokM?rel=0– YouTube  www.youtube.com

Me deklaratën e Trumpit për numrin e të vdekurve, kjo do të thotë se veprimet ushtarake amerikane kundër anijeve në rajon kanë vrarë të paktën 29 persona.

Presidenti i ka justifikuar sulmet duke pohuar se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në një “konflikt të armatosur” me kartelet e drogës.

Ai mbështetet në të njëjtin autoritet ligjor të përdorur nga administrata e George W. Bush kur shpalli luftë kundër terrorizmit pas sulmeve të 11 shtatorit, dhe kjo përfshin aftësinë për të kapur dhe ndaluar luftëtarët dhe për të përdorur forcë vdekjeprurëse për të rrëzuar udhëheqjen e tyre. /KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…