Tension në kufi: Shtatë kosovarë ndalohen nga autoritetet serbe në pikën Serbi–Kroaci!

Shtatë shtetas kosovarë raportohet se janë ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci, nën dyshimin për trafikim me njerëz dhe pastrim parash.

Një pasagjere që ishte në autobusin e kompanisë “Maxhari Tours”, ka rrëfyer ngjarjen.

Ajo tregon se autobusi i kompanisë në fjalë u bllokua për më shumë se nëntë orë në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë, ku Policia kufitare kroate arrestoi dy shoferët dhe pesë pasagjerët.

Ajo tha se “Ne kemi qëndruar në kufi për nëntë orë. Shoferët u kapën duke trafikuar njerëz, ndërsa policia arrestoi edhe disa pasagjerë.”

Autoritetet përkatëse deri më tani nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me këtë rast.

KFVA ka provuar të kontaktoi me kompaninë “Maxhari Tours” por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

© Kosova Free Voice Agency

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…