Pezullimi i projektit të Aeroportit të Vlorës, reagon Pacolli: Nuk jam ftuar nga askush për të dhënë dëshminë

Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me skandalin me projektin e Aeroportit të Vlorës, gjë të cilën ai po e quan “komplot të koordinuar” kundër emrit të tij në Shqipëri.

Pacolli thotë se deri sot s’është ftuar nga askush për të dhënë dëshmi e as sqarime.

Sipas tij, investimet e bëra janë 100% nga asetet e tija personale. Pacolli në reagimin e tij në Facebook, thotë se ka fakte që vërtetojnë të kundërtën e asaj që po raportohet në media.

“ÇFARË ËSHTË KY KOMPLOT I KOORDINUAR NË SHQIPËRI KUNDËR EMRIT TIM,
Pikërisht tani që ndërtimit të aeroportit po i vjen fundi?!
Çfarë janë këto ofendime?Kush po e orkestron këtë fushatë shpifjesh dhe pse?Unë, përveçse po përpiqem të mbroj pronën time, nuk kam dhënë asnjë intervistë dhe nuk kam iniciuar asnjë proces gjyqësor që të shërbejë si shkak për përfolje.
Duket qartë se dikush tjetër po merret me këto procese, ndërkohë që unë deri më sot nuk jam ftuar nga askush për të dhënë as dëshminë, as sqarimet e mia”

“Nuk jam më gati për lëshime për atë që është e imja, por nuk do të pranoj kurrë asgjë që nuk më takon”, shkruan mes tjerash ai.

POSTIMI

Sipas pas mediave shqiptare, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për biznesmenin Behgjet Pacolli me të vëllain Emin Pacolli, si dhe Nelson Çelën, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër Mabco Construction S.A. Të tre ata janë nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve

Gjykata e Tiranës dy ditë më parë, me kërkesë të kompanisë 2A Group të Valon Ademit, mori masën e sigurimit të padisë ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025.

Gjithashtu, në bazë të vendimit që publikoi gazeta ‘Tema’, aeroporti i Vlorës është hipotekuar si garanci financiare kundrejt një marrëveshjeje huaje midis Mabco Constructions S.A. dhe Delphos Securities SARL, për një shumë prej 100 milionë dollarësh, marrë nga Behgjet Pacolli në mars të këtij viti.

Dokumenti i publikuar tregon një kontratë kredie (Facility Agreement) midis Mabco Constructions S.A. (huamarrës) dhe Delphos Securities SARL, Compartment Bernina (huadhënës), e datës 26 mars 2025, me një shumë totale prej 100 milionë eurosh.

Huadhënësi ka vendosur si kusht dorëzimin e dokumenteve ligjore, licencave, marrëveshjeve të koncesionit dhe garancive, si dhe miratimin nga autoritetet shqiptare dhe dorëzimin e pasqyrave financiare të VIA-s.

Për këtë skandal reagoi edhe Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Ai përmes një statusi në Facebook shkroi se korrupsioni me këtë projekt ka kaluar çdo kufi që mund të imagjinohet, ndërsa e quajti si rrezik për sigurinë kombëtare. Ai madje përgjegjës për gjithë këtë bëri Edi Ramën dhe Belinda Ballukun.

POSTIMI

© Kosova Free Voice Agency

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…