Përmbyset autobusi në Brazil, të paktën 15 të vdekur

Një aksident rrugor ka ndodhur në verilindje të Brazilit, ku një autobus pasagjerësh u përmbys dhe si pasojë kanë humbur jetën 15 persona.

The Guardian raporton se autobusi, i cili transportonte rreth 30 pasagjerë, ishte nisur nga shteti i Bahias dhe u rrëzua pranë qytetit Saloá, në shtetin fqinj të Pernambucos. Ende nuk dihet numri i saktë i të plagosurve, të cilët u dërguan me urgjencë në spitalet e zonës.

Sipas policisë, shoferi humbi kontrollin e mjetit ku kaloi në korsinë e kundërt dhe u përplas me gurët në anë të rrugës.

Gjithashtu mësohet se shoferi i automjetit ka marrë disa lëndime të lehta, ati i është bërë edhe testi i alkoolit i cili ka rezultuar negativ.

Guvernatori i Bahias, Jerônimo Teixeira, u shpreh në platformën X se autoritetet po bashkëpunojnë në operacionet e shpëtimit dhe identifikimin e viktimave.

“Po e ndjek situatën me ekipin tim dhe mbaj zi të thellë për humbjen e jetëve, lëndimet dhe vuajtjet e të gjitha familjeve”, shkroi ai.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Transportit, më shumë se 10,000 persona humbën jetën në aksidente trafiku në Brazil gjatë vitit 2024.

Ky është aksidenti më i rëndë i këtij viti në vend, pas disa ngjarjeve të ngjashme me pasoja tragjike. Në prill, 11 persona, mes tyre dy fëmijë, humbën jetën në një përmbysje autobusi në juglin

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…