Numërohen votat me postë në Rahovec, Burim Krasniqi i LDK-së e mposht Smajl Latifin e AAK-së

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon dita e dytë e numërimit të votave që i takojnë votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Numërimi i votave të diasporës për komunën eRahovecit ka përfunduar plotësisht.

Kandidati i LDK-së, Burim Krasniqi, ka dalë i pari  me 34.92%, duke mposhtur kandidatin e AAK-së, Smajl Latifi 30.48%, shkruan KFVA.

I treti është renditur Ali Dula me 25.24%, kurse i katërti Edon Cana i PDK-së me 9.35%.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…