Numërohen votat e para të diasporës në Prishtinë, ky kandidat prin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë numëruar votat e para nga diaspora për kryetar të Prishtinës.

Sipas KQZ-së, në bazë të 20 për qind të votave të numëruara nga diaspora, kandidati i VV-së, Hajrulla Çeko, i ka marrë 47.31 për qind apo 83 vota.

Në vendin e dytë është Përparim Rama i LDK-së me 30.65 për qind apo 57 vota, ndërsa në vendin e tretë është Uran Ismaili i PDK-së me 30 vota apo 16.13 për qind, transmeton KFVA.

Kurse, Besa Shahini e PSD-së dhe Bekë Berisha i AAK-së deri më tani kanë marrë nga katër vota në diasporë, teksa Fatmir Selimi si kandidat i pavarur i ka marrë dy vota dhe Nedime Belegu ka marrë një votë.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…