Nasim Haradinaj me motoristët nga Haga: Specialja, gjykatë politike kriminale

Ekspedita e motoristëve shqiptarë ndodhet aktualisht në Hagë, pas katër ditësh udhëtimi në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen atje.

Në mesin e pjesëmarrësve është edhe ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Duke folur nga Haga, Haradinaj e cilësoi këtë gjykatë si “politike dhe kriminale”, duke shtuar se ajo është krijuar nga, siç u shpreh ai, “gjyqtarët më të dështuar në Kosovë”.

“Britma e motorëve është thirrje për drejtësi. Liria ka Emër është ajo që shqiptarët i bashkon pa dallime ideje, krahine dhe feje, ka bashkuar edhe njerëz ndërkombëtar të tjerë. Besoj që shqiptarët nuk është dashtë të kenë nevojë kaq gjatë me ditë që ata djem atje janë ata që përfaqësojnë Kosovën, themelet e lirisë, dhe themelet e kombit. Kjo gjykatë është politike kriminale”, tha ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…