Maksimalja 22 gradë Celsius, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga mot relativisht i qetë dhe me temperatura pranverore.

Të mërkurën parashikohet që vende-vende të ketë riga të dobëta lokale shiu, ndërsa në ditët e tjera do të mbizotërojë mot kryesisht me diell dhe intervale të gjata kthjellimesh, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Në mëngjesin e ditë së hënë parashihen ngrica të dobëta, kryesisht në viset e larta e diku edhe në viset mesatare.

Temperaturat minimale gjatë javës së ardhshme do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 9°C, ndërsa ato maksimale ditore pritet të jenë në intervalin 13°C deri 22°C. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja, me shpejtësi prej 1 deri 7 m/s.

Në përgjithësi, pritet një mot me kushte shumë të favorshme agrometeorologjike, i cili do t’u mundësojë bujqëve kryerjen e punëve të sezonit, përfshirë mbjelljen e kulturave vjeshtore.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…