Kujdes banorë të Prishtinës: KRU njofton mungesë uji në disa lagje!

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa lagje të kryeqytetit.

Siç njofton KRU Prishtinë, mungesa e ujit është për shkak të sanimit të rrjedhjes në një gyp.

“Ju njoftojmë se nesër, më datë 19.10.2025 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 12:00 deri në ora 19:00, për shkak të sanimit të rrjedhjes në gypin magjistral DN 600mm ITUP Badoc – Prishtinë”.

Sanimi do të bëhet në rrugën “Muharrem Fejza”, te rrethi i Matit. Pa ujë do të mbeten zonat e mëposhtme:Graçanica, Hajvalia, Çagllavica, Lagja Qendresa, Lagja 038, një pjesë e lagjes Bregu i Diellit dhe një pjesë e lagjes Mati”, thuhet në njoftim./KFVA./

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…