Izet Mexhiti shpall fitoren në Çair dhe Tetovë: E çuam në pension Ali Ahmetin

Kandidati i kolaicionit VLEN, Izet Mexhiti ka shpallur fitoren në komunën e Çairit, duke i uruar me ironi fitoren AKI-së të Ali Ahmetit në Pllasnicë.

Mexhiti tha se në Çair, shqiptarët çuan në pension një klasë të vjetër politike.

Ai shtoi se VLEN ka arritur fitore që në raundin e parë edhe në Tetovë.

“Shfrytëzoj rastin t’i uroj fitoren z.Ahmeti në komunën e Pllasnicës. Në Çair fituan të gjithë shqiptarët. Sot me zemrën plot krenari mund të them se fituan shqiptarët, sonte një klasë politike u pensionua. Fitorja e Çairit është fitore e dinjitetit, shpresës. Qytetarët na shpërblyen me votë dhe besim, në anën tjetër, kundërshtarët tanë nuk kishin asgjë për të thënë. Ata bënë fushatë të zbrazët, të dëshpëruar. As gjuha e urrejtjes, as nacionalizmi nuk i shpëtuan, sepse shqiptarët nuk mashtrohen më. Prandaj sonte i drejtohem kundërshtarit tim politik, Ali Ahmetit, me plot respekt, por edhe me qartësi: Ky është çasti kur duhet të tërhiqesh, vota e shqiptarëve të dërgoi në pension”, tha Mexhiti.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…