Aksioni i Prokurorisë në veri, Elshani jep detaje

Në nëntë lokacione në veri të vendit, janë duke u kryer bastisje ditën e sotme nga ana e Prokurorisë Speciale.

Lidhur me këto bastisje, zëvendëskomandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani ka folur për Kossev.

Pa dhënë shumë detaje, ai ka thënë se dy nga bastisjet janë duke u kryer në Zveçan, ndërsa, shtatë në Zubin Potok.

Ndryshe, bastisjet po bëhen për veprat të rënda penale siç janë: Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to; Vrasje të Rëndë; dhe, Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…