Zv.Sekretarja e NATO-s: KFOR-i vëzhgon qiellin e Kosovës, s’kishte kërcënime sigurie nga dronët e Serbisë

Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka thënë se s’ka pasur rrezikim të sigurisë së Kosovës nga dronët serbë.

Shekerinska ka thënë se ajo që është e sigurt është se KFOR është përgjegjës për vëzhgimin e hapësirës ajrore të Kosovës.

“Ne nuk bëjmë komente për raportet e këtij lloji. Por ajo që është e sigurt është se KFOR-i është vërtet përgjegjës për vëzhgimin e hapësirës ajrore të Kosovës. Dhe unë mund të konfirmoj vetëm se nuk kishte kërcënime sigurie në këtë drejtim”, ka thënë ajo.


Serwer viziton Thaçin në Hagë, shkruan për Specialen: Një gjykatë që ka humbur rrugën
FSK përmbyll dy kurse të avancuara me Ushtrinë Amerikane në Ferizaj
Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për plagosjen e dy personave në Pejë
Tutje, ajo në Klan Kosova tha se fakti që Kosova nuk kishte kërcënime sigurie është gjë e dobishme dhe se “ky është informacioni që ne jemi më shumë se të gatshëm ta ndajmë me publikun”.

Në fund të muajit të kaluar, zyrtarët e Kosovës raportuan se hapësira ajrore e vendit ishte shkelur nga dronë të dyshuar serbë, por nuk dhanë detaje për kohën apo rrethanat e incidentit.

KFOR-i, megjithatë, tha se nuk ka vërejtur ndonjë hyrje të dronëve nga jashtë që të kërcënonte sigurinë.

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…