Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave të diasporës për komunën e Shtimes.
Fitues me votat e disaporës ka dalë kandidati i Vetëvendosje, Qamajl Aliu, me 51.63%, duke lënë pas kandidatin e PDK-së, Përparim Musa me 35.15% të votave, shkruan KFVA.
I treti renditet Kastriot Shabani i LDK-së me 13.22% të votave.
Kurse kandidati i AAK-së, Ramë Bislimi, nuk ka marrë asnjë votë.
