Numërohen votat e para nga Diaspora, Faton Peci po e deklason Arian Tahirin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e votave me postë ku tashmë janë publikuar rezultatet e para.

Nga 50% e votave të numëruara të diasporës, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës po fiton bindshëm me 58.48%, duke e lënë pas Arian Tahirin e PDK-së me 28.72%.

I treti renditet Gëzim Plakolli i LDK-së me 12.80%.

Fillon numërimi i votave me postë, publikohen rezultatet e para – këtu mund t’i ndiqeni LIVE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e votave me postë ku tashmë janë publikuar rezultatet e para, shkruan Reporteri.net.

Qytetarët mund të klikojnë KËTU për të parë rezultatet e publikuara të votave me postë.

Nga rezultatet e para të publikuara në Gjilan të votave me postë, të 6 kutive nga gjithsej 7 sa janë, prinë kandidati i VV-së, Alban Hyseni me 51.77%, pas tij renditet Arbër Ismajli i LDK-së me 36.32%.

Përditësimi i fundit i rezultateve në KQZ: Këto janë pesëshet më të votuara në listat e partive në Prishtinë

Pas numërimit të 178 nga 268 vendvotimet në Prishtinë, që përbën rreth 66.42% të votave, po bëhet e qartë se kush janë kandidatët më të votuar për Kuvendin Komunal nga tri partitë kryesore.

Në këtë fazë të procesit Gazeta Online Reporteri.net ju sjell listat me pesç kandidatët më të votuar në Prishtinë nga LDK, PDK dhe Vetëvendosje.

Nga LDK, më shumë vota ka marrë Përparim Rama si bartës i listës me 18,458 vota, i ndjekur nga Bekim Gashi me 957 vota, Bujar Gashi me 869, Milazim Vitija me 832 dhe Egzon Pacolli me 578 vota.

Nga PDK,  Uran Ismaili, po ashtu bartës i listës me 14,083 vota, ndërsa pas tij vijnë Agron Canolli me 801 vota, Leutrim Retkoceri me 599, Besianë Musmurati me 573 vota dhe Ilirik Musliu me 546 vota.

Nga Vetëvendosje, më shumë vota ka marrë Mrika Limani Myrtaj me 13,647 vota, pasuar nga Gëzim Sveçla me 965 vota, Jeta Bujari me 741, Feim Osmani me 519 dhe Berita Abazi Muhadri me 487 vota.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…