Një moment historik: Kosova bashkëpunon drejt Evropës përmes Komitetit Ekonomik dhe Social

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian është organi i parë evropian i cili pranon si anëtare edhe Kosovën, pavarësisht se nuk ka status kandidati për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ky institucion kishte nisur vitin e kaluar fazën pilot të projektit me vendet kandidate, por Kosova atëherë nuk ishte përfshirë, pasi ende nuk kishte status kandidati.

“Pas konsultimeve me Komisionin Evropian dhe me palë të tjera të rëndësishme e të interesuara, është vendosur që faza e dytë e iniciativës të hapet edhe për Kosovën, si një kandidate potenciale për anëtarësim”, u konfirmua nga ky institucion.

Thirrja për kandidatët e interesuar nga Kosova tashmë është e hapur. Pas përfundimit të procedurës së përzgjedhjes, Kosova do të ketë status të barabartë me vendet e tjera të përfshira në procesin e zgjerimit.

Siç sqaroi Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian, kjo thirrje u drejtohet organizatave të shoqërisë civile, sindikatave dhe partnerëve të tjerë ekonomikë e socialë.

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian është një organ konsultativ i Bashkimit Evropian, që përbëhet nga përfaqësues të shoqatave të punëdhënësve, sindikatave të punëtorëve dhe organizatave të shoqërisë civile. Ai ka për qëllim të bashkojë grupet e ndryshme të interesit ekonomik e social për të kontribuar në zhvillimin e tregut të përbashkët evropian. /RTK

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…