LDK kryeson, PDK në vend të dytë – mbi 70% e votave të numëruara për Kuvend Komunal, ky është rezultati në Prishtinë

72,76% e votave janë numëruar deri më tani për Kuvendin Komunal në Prishtinë, sipas përditësimit të fundit të KQZ-së në 08:55.

LDK, me prijës të listës Përparim Ramën, deri më tani ka 29.29% apo 20,351 vota, duke u pasuar nga PDK, me prijës të listës Uran Ismailin, e cila deri më tani ka 22.37% apo 15,539 vota.

Ndërkaq, e treta është Lëvizja Vetëvendosje, listës të së cilës i prin Mrika Limani-Myrtaj, me 21.63% apo 15,029 vota.

E katërta është AAK me Bekë Berishën, e pesta Lidhja për Prishtinën me Fehmi Kupinën dhe e gjashta është PSD me Besa Shahinin.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…