Kjo është gjendja shëndetësore e zyrtarëve të lënduar të KQZ-së

Katër nga pesë anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Ferizaj ndodhen në gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi kanë pësuar një aksident trafiku të premten në Slivovë, derisa ishin të angazhuar në detyra zyrtare në kuadër të procesit zgjedhor.

Avdush Bajgora nga QKUK-ja ka dhënë detaje për KosovaPress mbi gjendjen e personave të lënduar. Ai thotë se njëri nga pacientët është në gjendje kritike, me dëmtime serioze.

Bajgora thotë se mungesa e vendeve në repartin e mjekimit intensiv paraqet një sfidë shtesë për trajtimin e duhur të pacientit të gjendje të rënduar.

“Sa i përket gjendjes shëndetësore të pacienteve të lënduar në aksidentin e trafikut, dy prej tyre janë të shtrirë në kirurgjinë torakale, njëri sipas informacioneve meqenëse ne sot e kemi marrë ndërrimin, është i shtrirë në mjekim intensiv, ndërsa pacienti në një gjendje shumë të rëndë njëri nga ta është i shtrirë në ri-animim dhe momentalisht nuk ka vend në mjekim intensiv që ky pacient të jetë i vendosur në mjekim intensiv. Ai ka lëndime të rënda në tru, lëndime në toraks, fraktura të brinjëve, ka gjak në mushkëri dhe koltuzione të regjionit të abdomenit”, tha Bajgora.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shprehur shqetësimin e thellë mbi rastin dhe uron shërim të shpejtë zyrtarët e lënduar, duke theksuar përkushtimin e tyre në përmbylljen e procesit zgjedhor të mbajtur më 12 tetor.

Kujtojmë, pesë persona kanë pësuar lëndime në një aksident mes një veture dhe një autobusi në Slivovë të Ferizajt, në orën 18:17. Ngasësi i veturës dhe katër pasagjerët janë lënduar. Pas trajtimit mjekësor në emergjencën e Ferizajt, katër persona u dërguan për trajtim mjekësor në QKUK.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…