Kandidati shqiptar i mori 100% të votave të diasporës në komunën me shumicë serbe

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon dita e dytë e numërimit të votave që i takojnë votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Rezultatet nga numërimi i votave të ardhura nga jashtë Kosovës janë duke u publikuar në kohë reale në platformën zyrtare të KQZ-së për rezultatet lokale.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Leutrim Ajeti nga Aleanca Shqiptare ka marrë 100 % të votave të diasporës të cilat kanë ardhur për zgjedhjet lokale në Komunën e Graçanicës.

Ajeti ka marrë gjithsejtë 10 vota të diasporës, sa edhe ka qenë totali i tyre për këtë komunë.

Partitë tjera serbe, përfshirë edhe “Srpska Lista”, s’kanë marrë asnjë votë.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…