Detaje nga vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Itali

Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit me origjinë shqiptare Hekuran Cumani, pranë parkingut në universitetin e Peruxhias në Itali. I riu me origjinë shqiptare jetonte në Fabriano (Ancona) dhe kishte udhëtuar për në Peruxhia me miqtë e tij për të dalë në mbrëmje.

Sipas raportimeve fillestare, grupi u takua me të rinj të tjerë me të cilët patën një grindje. Sipas mediave italiane, shkëmbimi verbal u përshkallëzua në sulm, duke kulmuar me goditjen fatale me thikë.

Hetuesit e policisë kanë intervistuar tashmë të gjithë miqtë e viktimës që ishin dëshmitarë të skenës. 23-vjeçari, pas një mbrëmjeje në klub me miqtë, kishte përfunduar turin e tij në Perugia në një bar pranë një parkingu publik përpara Departamentit të Matematikës dhe Shkencave Kompjuterike të Universitetit të Perugia-s, ku ndodhi vrasja.

Miqtë e përshkruajnë atë si “një djalë të mirë, një dashamirës të palestrës dhe fitnesit. Ai kujdesej për trupin e tij, një mik i shkëlqyer që i donte familjen dhe kafshët e tij”.

Sipas Prokurorisë, vrasja ishte rezultat tragjik i një grindjeje të shkaktuar nga arsye banale. Viktima u godit me thikë në fyt, duke rezultuar në vdekjen e tij, ndërsa përpjekjet e shpëtimit ishin të pasuksesshme.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…