Bastisje në Podujevë, policia gjen armë, municion e drogë

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në një shtëpi të një të dyshuari në Podujevë gjatë ditës së premte.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, një pistoletë, dy thika dhe një brisk, katër karikatorë, dy fishekë, pajisje për pastrim arme, substancë narkotike 7.60 gramë dhe dy mulli për bluarje.

I dyshuari, sipas të dhënave të organeve të drejtësisë kishte urdhërarrest aktiv, por që i njëjti gjatë aksionit policor, kishte arritur të largohej.

“Njësitet policore në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar i cili kishte urdhër-arrest aktiv, (por kishte arritur të largohet) gjatë bastisjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë të gjatë, një pistoletë, 2-thika dhe 1-brisk, 4-karikatorë, 2-fishekë, pajisje për pastrim arme, substancë narkotike 7.60 gramë, 2- mulli për bluarje”.

“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…