• Sat. Oct 18th, 2025

31 fishekë në makinën e xhaxhait të autorit, detaje nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Tiranë

Bykfvanews

Oct 18, 2025

Hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Tiranë kanë zbuluar të tjera prova. Në automjetin “Mercedes Benz” në pronësi të Gjon Shkambit, xhaxhait të autorit të dyshuar Elvis Shkambi, policia ka gjetur 31 fishekë të kalibrit 9 milimetra, të sekuestruar si provë materiale.

Mësohet se Gjon dhe Elvis Shkambi ishin nisur nga Shkodra drejt Tiranës mëngjesin e ngjarjes, me ndalesa në Lezhë dhe Gjykatën e Lartë, përpara se të mbërrinin në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku ndodhi krimi.

Në dëshminë e tij, Elvis Shkambi ka pranuar se ka qenë ai që qëlloi gjyqtarin Kalaja, por ka mohuar se kishte synuar persona të tjerë.“Mund t’i kisha vrarë edhe në Shkodër po të doja. Nuk kisha problem me askënd tjetër. Gjyqtari ishte i shtrirë, gjallë dhe i vetëdijshëm”, ka deklaruar ai.

Autori ka shtuar se armën e mbante prej 10 vitesh dhe se ishte i armatosur në çdo seancë gjyqësore. Ai tha se e kreu aktin “nga urrejtja për vendimin e gjyqtarit”, por është penduar më pas.

Pas të shtënave, Shkambi ka dalë në oborr dhe i ka kërkuar xhaxhait të largohej.“I dhashë çelësat e makinës, por ai nuk iku. Ishte i tronditur dhe më tha: ‘Na fike!’”, ka treguar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *