Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, për takimin me Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për një takim të rëndësishëm me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Dy liderët shtrënguan duart para se të hynin brenda për bisedimet, ndërsa atmosfera në Uashington ishte e ngrohtë dhe moti me diell – një kontrast i madh me temperaturat e ftohta në Kiev.

Delegacioni ukrainas mbante një hartë të madhe, duke nxitur spekulime nëse diskutimet do të prekin mundësinë e përdorimit të raketave Tomahaëk në territorin rus.

Ndërsa dy liderët shtrënguan duart, gazetarët i drejtuan pyetje me zë të lartë Trump-it.

Gazetarët pyetën se a beson Donald Trump se do e bindë Putinin për të ndaluar luftën. “A besoni se mund ta bindni Putinin të ndalë luftën?”, pyetën ata.

Trump nuk iu përgjigj pyetjeve dhe hyri brenda Shtëpisë së Bardhë me Zelenskyyn.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…