Trump: Putin po përpiqet të fitojë kohë, sapo dëgjon për Tomahawk-ët …

Presidenti amerikan Donald Trump pranoi se është e mundur që presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet të fitojë kohë përmes propozimit për një takim të ri ballë për ballë me të.

Një takim i tillë mund të shtyjë vendimin e Trump-it për të lejuar ose jo përdorimin e raketave Tomahawk nga Ukraina në luftën kundër Rusisë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi një ditë më parë se Rusia po “nxiton të rifillojë dialogun sapo dëgjon për Tomahawk-ët”, duke sugjeruar se vetë përmendja e armëve të avancuara amerikane po shkakton reagime në Moskë.

I pyetur nga gazetarët nëse mendon se Putini po e përdor takimin për të shtyrë vendime të rëndësishme, Trump tha:

“Është e mundur. Jam luajtur gjithë jetën nga më të mirët. Por jam mjaft i mirë në këto punë, nëse ai dëshiron të bëjmë një marrëveshje.”

Komentet e Trump vijnë mes debatit në rritje për mbështetjen ushtarake amerikane ndaj Ukrainës dhe përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit që ka hyrë në vitin e katërt.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…