Lajme Shqipëri

“Themeli i lirisë së Kosovës“, Presidenti Begaj përshëndet tubimin pro UÇK-së

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti tubimin pro UÇK-së që u mbajt në Tiranë, pasditen e së premtes.

Me anë të një postimi në “X”, Kreu i Shtetit thekson se “UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës”, shkruan KFVA.

“UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës. Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare. Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi”, lexohet në postimin e Presidentit Bajram Begaj.

POSTIMI