Kosovë Lajme

Të shtëna me armë afër Gjykatës në Pejë, dy të plagosur

Dy persona janë plagosur rreth orës 16:00 pranë Gjykatës Themelore në Pejë, më saktësisht në rrugën “Hasan Murati”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tutje ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim dhe se për këtë rast është një i dyshuar i cili është arrestuar.

“Njësitet kompetente, hetuesit dhe prokurori janë në vendngjarje dhe po merren me rastin”, tha ai.