“Po barazohet viktima me xhelatin”- Hysni Gucati nga protesta për UÇK në Tiranë: S’do lejojmë të përdhosen emrat e komandantëve tanë

Kreu i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ka marrë pjesë në protestën e organizuar ditën e sotme në Tiranë, në mbështetje të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri.

Gjatë fjalës së tij, Gucati tha se në Hagë po përpiqen të barazojnë viktimën (që ishte populli i Kosovës) me xhelatin (që ishte Serbia), shkruan KFVA.

Ai shtoi gjithashtu se gjithë bota i kanë parë me sytë e vet masakrat e kryera nga serbët në Kosovë gjatë kohës së luftës.

Sipas Gucatit, varret e dëshmorëve të Kombit kanë dëshmuar se UÇK ka qenë një ushtri çlirimtare dhe shtoi se kurrësesi nuk do të lejojnë që të përdhosen emrat e komandantëve të UÇK-së.

“Ne sot po protestojmë për të ngritur zërin për drejtësi. Jemi këtu për të mbrojtur luftën e shenjtë të UÇK-së, për të mbrojtur gjakun e derdhur për liri, për të mborjtur gjakun e derdhur për liri, për të mbrojtur nderin e çlirimtarëve tanë.

UÇK nuk ka nevojë të dëshmojë se ka qenë ushtri çlirimtare. Këta e ka dëshmuar historia, e ka dëshmuar populli, e kanë dëshmuar varret e dëshmorëve të kombit. E kanë dëshmuar bota mbarë që panë me sytë e vet krimet e serbëve në Kosovë.

Sot përmes kësaj Gjykate të padrejtë, nuk po gjykohen krimet. Po përpiqen të barazojnë viktimën me xhelatin. Por ne nuk do të lejojmë që të përdhosen emrat e Komandantëve tanë. Kjo protest nuk ka lidhje me politikën, por është protestë e popullit shqiptar. Ne nuk kërkojmë mëshirë, por drejtësi dhe barazi para ligjit”, tha mes të tjerash Gucati.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…