Nuk e votuan as veten per asamble komunale – Kush janë kandidatët të cilat nuk morën asnjë votë

Të dielën e kaluar në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet lokale, nga të cilat disa komuna përfunduan me balotazh, disa konfirmuan kryetarin aktual, ndërsa të tjera zgjodhën udhëheqës të rinj.

Përveç garës për kryetarë komunash, qytetarët votuan edhe për përbërjen e asambleve komunale.

Megjithatë, sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), disa kandidatë për asamble nuk kanë marrë asnjë votë – madje as votën e tyre. Në listat zyrtare ata figurojnë me 0 vota, ndonëse arsyeja e saktë për këtë mbetet e paqartë.

Fenomeni është vërejtur në disa komuna dhe përfshin kandidatë nga parti të ndryshme politike.

Duhet theksuar se në disa komuna procesi i numërimit të votave ende nuk është përfunduar plotësisht. Prandaj, më poshtë paraqiten vetëm ato komuna ku rezultati është final dhe i konfirmuar 100%.

Ferizaj: AAK me 3 kandidatë me 0 vota – VALON HALILI, ASTRIT HASHANI dhe ISMAJL REXHA.

Lipjan: AAK me 2 kandidatë me 0 vota – HAMIDE SOPAJ dhe ARBNOR KONGJELI.

Shtime: Nisma me 1 kandidat me 0 vota – BLEONARD RAMADANI

Obiliq: AAK me 2 kandidatë me 0 vota – ADEM SHALA dhe MENTOR RAÇI.

Obiliq: PDK me 1 kandidatë me 0 vota – MIRSAD MAKOLLI.

Obliq: Nisma me 1 kandidatë me 0 vota – ANJEZA MJEKIQI.

Kaçanik: LDK me 1 kandidatë me 0 vota – FLAKRON TUSHA.

Kaçanik: AAK me 1 kanidatë me 0 vota – ALBULENA TRONI.

Drenas: Nisma me 1 kandidatë me 0 vota – LEONORA SHALA.

Vushtrri: AAK me 1 kandidatë me 0 vota – FITIM KRASNIQI.

Skenderaj: LVV me 1 kandidatë me 0 vota – KUMRIJE HAJRIZI.

Malishevë: LDK me 1 kandidatë me 0 vota – ERMELIDA KRASNIQI.

Rahovec: PDK me 1 kandidatë me 0 vota – ANITA XHAFERI.

Suharekë: Nisma me 1 kandidatë me 0 vota – FESTIM GASHI.

Gjakovë: Nisma me 2 kandidatë me 0 vota – DURIM RRUSTEMI dhe BARDH BYTYQI.

Deçan: PDK me 1 kandidatë me 0 vota – AULONA ALIDEMAJ

Pejë: Nisma me 3 kandidatë me 0 vota – ENDI BALA, UJVESA KRASNIQI dhe ANISA KRASNIQI.

Istog: AAK me 2 kandidatë me 0 vota – SHEMSEDIN BALAJ dhe SALI JAHAJ.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…