Një person gjendet i vdekur në një veturë në Pejë

Një person pa shenja jete është gjetur sot në një veturë në Pejë.

Rastin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës.

“Sot në orën 09:10 policia është njoftuar se në rrugën “Papa Klementi” në Pejë një person është në një veturë, e ku dyshohet se është pa shenja jete. Është njoftuar ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja e tij”, theksoi ai.

Gashi tha se ekipet relevante janë duke u marrë me rastin për shkaqet e vdekjes.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…