• Fri. Oct 17th, 2025

Nasim Haradinaj e quan mi të vogël Albin Kurtin: Po bën përçarje, Rama ka bërë shumë për Kosovën

Bykfvanews

Oct 17, 2025

Ish-luftëtari i UÇK-së Nasim Haradinaj, në prag të protestës së organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftëtarëve të UÇK-së në Tiranë pasditen e sotme, ka shpërthyer ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. 

Gjatë një prononcimi për ‘Sot live në Shqipëri’, Haradinaj tha se Albin Kurti po krijon përçarje mes shqiptarëve.

Më tej ai tha se Kurti diçka të tillë e bën për karrierë dhe për tituj, pasi sipas tij nuk është koha dhe momenti i duhur për të bërë përçarje. Ndërsa vlerësoi edhe kontributin e kryeministrit Edi Rama për Kosovën, teksa tha se ka bërë shumë për kosovarët.

“E kam me debatin me atë njeri që vuan për karrierë dhe për tituj, që në fakt është një egoist në vetvete, sepse nuk ishte as momenti dhe as koha e duhur që ai njeri të krijojë përçarje. Edi Rama ka treguar se ka bërë 100 herë më shumë se ka bërë kosovarët. Edi Rama e ka në Kushtetutë që të mbrojë shqiptarët. Ndërsa Albin Kurti, ai mi i vogël, as detyrimin si qytetar nuk e kryen sot në ditën e protestave, karshi mundit dhe vuajteve që kanë bërë qytetarët për të mbërrijë ai në frontin që gëzon sot”, tha Haradinaj.

Ndërsa po ashtu ai i bëri thirrje protestuesve në Tiranë që të jenë unik. Sipas tij, shqiptarët vetëm të bashkuar mund t’ia dalin në botë.

“Qytetarët të jenë sa më unik dhe mos bien pre e atyre që kërkojnë vetëm përçarje! Qytetaret duhet të kenë vetëm një moto “Liria ka emër”, e cila është moto dhe synimi që i bën krenarë të gjithë shqiptarët. Se kemi njerëz që rrinë padrejtësisht në Hagë që po iu shkelen të drejtat e njeriut. Mbështesim çdo protestë dhe të jemi bashkë, se duke qenë bashkë, shqiptarët mund të ia dalin anë e mbanë botës”.

Po ashtu në fund tha se shqiptarët janë bërë më unik.

“Shqiptarët dita-ditës janë më unikë, dhe po i kuptojnë politikat e mbrapshta që duan të na prishin me faktorin ndërkombëtar”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *